Një komandant i lartë i ushtrisë afgane është vrarë në një shpërthim që ndodhi në provincën jugore të Helmand-it, bënë të ditur zyrtarët afganë.
Vetura e gjeneralit Zahir Gul Mowbil ra në një bombë të montuar në rrugë të shtunën në zonën mes distrikteve Nawa dhe Marja. Lajmin për këtë shpërthim e dha guvernatori provincial, Mohammad Yasin.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Helmand-it, Zaman Hamdard, tha se komandanti i vrarë ka shërbyer për pesë vjet si gjeneral i forcave kufitare.
Zahid Atal, shef i Zyrës për Medie dhe Marrëdhënie me Publikun, tha se në këtë sulm u plagës edhe dy persona të tjerë.
Disa gazetarë, të cilët po udhëtonin bashkë me forcat afgane të sigurisë, nuk u lënduan në këtë shpërthim.
Qari Yusouf Ahmadi, zëdhënës i talibanëve, e mori përgjegjësinë për këtë sulm. Grupi militant e kontrollon pjesën më të madhe të provincës Helmand, shkruan “Free Europe”.