Konsumimi i rrushit për çdo ditë brenda një muaji ka mjaft përfitime shëndetësore.
Rrushi është i njohur për përmbajtje të karbohidrateve, proteinës, vitaminës A, vitaminës C, kalciumit, hekurit, vitaminës B6, magneziumit e që mund të sjellin shumë përfitime në trupin tonë.
Por çfarë ndodh nëse hani çdo ditë për një muaj?
Do të keni një zemër më të shëndetshme
Rrushi ka përmbajtje antioksidante që në fakt lidhet me reduktimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare. Së bashku me këto antioksidantë vjen edhe polifenolsi që është i lidhur gjithashtu me reduktimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.
Në fakt një studim nga Universiteti Mjekësor i Bostonit, gjeti se rrushi mund ta reduktojë nivelin e kolesterolit të keq, të ul shtypjen e gjakut, redukton inflamacionin dhe sjellë shumë benefite të tjera për zemër.
Do të kesh një sistem më të shëndetshëm të tretjes
Rrushi përmban fibra, të cilat ndihmojnë në sistemin e tretjes, në fakt ndikojnë dukshëm. Çka është e mirë, është fakti se rrushi përmes këtyre fibrave, e bën tretjen më të shëndetshme, duke parandaluar që yndyrërat dhe sheqerërat e panevojshëm të mos kalojnë në gjak.
Rol të rëndësishëm luan edhe uji i rrushit i cili është komponent kryesor në tretje të shëndetshme.
Do të keni më shumë energji
Rrushi përmban karbohidrate, celulozë të posaçme, e cila përmban energji natyrale. Me pak rrush, ju do të keni menjëherë më shumë energji. Dhe çfarë është edhe më e mirë, është fakti se për shkak të përmbajtjes së madhe të fibrave, ato janë të ngadalshme për metabolizim, duke ju dhënë energji më të gjatë.
Do të keni veshkë më të shëndetshme
Rrushi përmban antioksidantë të fuqishëm siç janë antocianina (ajo që ia jep ngjyrën e kuqe në të vjollcë) dhe resveratrol. Të dyja këto kanë rol kyç në luftimin e radikalëve të lirë që mund të hyjnë në veshkë, e që më pas mund të shkaktojnë infeksion dhe sëmundje. Këto antioksidantë gjithashtu funksionojnë në atë mënyrë, sa ndihmojnë në largimin e produkteve të dëmshme përmes urinës.
Do të jeni të mbrojtur nga shumica e kancereve
Kthehemi përsëri tek ato antioksidantët. Këto luftuese të helmit, kanë përmbajtje antikancerogjene që e mbron trupin nga disa lloje të kancerit, duke përfshirë edhe kancerin e gjirit. Polifenolet siç janë resveratroli kanë përmbajtje antiinflamatore.
Hulumtuesit kanë treguar se përbërja e resveratrolit mundet që potencialisht të ketë efekte pozitive në shëndet, duke përfshirë edhe reduktimin e rrezikut për kancer.
Do të merrni frymë më lehtë
Studimet kanë treguar një lidhje mes frutave dhe sëmundjes së astmës. Kjo ka shtyrë që hulumtuesit të bëjnë më shumë studime nëse është i vërtetë fakti se ngrënja e frutave ndihmon personat që kanë astmë. Rezultatet e publikuara në gazetën Nutrients, gjetën se frutat kanë rol kyç në parandalimin dhe trajtimin e astmës.
Tani rrushi ka një rol të rëndësishëm së bashku me shumë fruta tjerë. Në një studim të vitit 2007, u gjet se fëmijët që rriten duke ngrënë fruta mesdhetare siç është rrushi, kanë më pak rrezik që të jenë të prekur nga astma.
Do të jeni më të fuqishëm dhe më të shpejtë
Rrushi ndihmon në përmirësimin e muskujve duke e rritur fuqinë e tyre. Një studim nga Departamenti i Kinesiologjisë në Universitetin e Gjeorgjias, gjeti se përmbajtja e lëkurës së rrushit, ndikon në përmirësimin e gjendjes së muskujve dhe skeletit. Edhe pse nuk ka ndonjë hulumtim zyrtar mbi këtë çështje, kjo tregon se rrushi në fakt mund të jetë shumë premtues sa i përket ilaçeve të së ardhmes.