“Tani luajmë në shtëpi, kemi publikun prapa nesh”, Foda për ndeshjen me Austrinë

Prishtinë | 03 Tet 2026 | 17:26 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka thënë se Kosova e ka publikun në mbështetje në ndeshjen e dytë ndaj Austrisë në fazën e grupeve në Ligën B të Kombeve.

Ai tha se gabimet individuale iu kushtuan Dardanëve me disfatën prej 3-1 në Austri.

“Ndeshja kundër Austrisë u humb sepse në momentet vendimtare bëmë gabime individuale. Në disa situate të caktuara nuk patëm mbrojtje të mirë dhe ky ishte problemi ynë më I madh”, tha Foda.

“Këtë gjë në Izrael e bëmë shumë më mirë, nuk pësuam asnjë gol”.

“Dhe mbi këtë e kemi përgatitur ekipin edhe gjatë analizës së ndeshjes së Austrisë kundër Irlandës, për atë që na pret”.

“Duhet ta dimë që do të jetë një ndeshje shumë intensive, veçanërisht në fazat e tranzicionit nga ofensiva në defensivë dhe anasjelltas”

“Tani luajmë në shtëpi, kemi publikun prapa nesh”, vijoi Foda mes tjerash.

Të ngjashme