Tani po i shohim pasojat e diskursit se për 20 vjet s’është bërë asgjë në Kosovë

Prishtinë | 08 Mar 2022 | 16:48 | Nga Valon Syla

Derisa Ukraina lufton për vendin çdo pëllëmbë që ua shkatërrojnë çdo ditë rusët, kosovarët vetëm për 2 muajt e fundit saktësisht, 706 veta hoqën dorë nga shtetësia kosovare.

Ky depresion është mbjellë nga diskursi politik i Albin Kurtit dhe VV-së, që njerëzit në diasporë, janë më patriotë se ata që punojnë e mundohen këtu në Kosovë.

Tash po i shohim pasojat, ministra nga diaspora i emëruan në Diplomaci, në Mbrojtje, në Shëndetësi e tjerë… por njerëzit po ikin prapë.

Dëshira e tyre është të bëhen diasporë, më shumë sesa kosovarë që mundohen për vendin e tyre. Flasin e se e mbajnë Kosovën sepse i shpenzojnë rreth 1.8 miliardë në vit, por harrojnë se kosovarët këtu i konsumojnë e i shpenzojnë, mbi 25 miliardë tjera, pa ata që jetojnë jashtë. Diagnozë e komplikume.

Parulla e VV-së se 20 vjet s’është bërë asgjë, e ka shkaktuar këtë depresion bashkë me faktorë të tjerë, edhe pse shqiptarët në histori kurrë s’ishin më mirë, më të pasur e me mirëqenie sikur sot.

Të ngjashme