Quentin Tarantino dhe gruaja e tij Daniella janë bërë sërish prindër!
Regjisori 59-vjeçar, fitues i çmimit Oscar dhe këngëtarja e modelja 38-vjeçare mirëpritën fëmijën e tyre të dytë gjatë fundjavës së 4 korrikut.
Një përfaqësues i çiftit lëshoi një deklaratë për të konfirmuar lindjen.
“Daniella dhe Quentin Tarantino janë të lumtur të njoftojnë se Daniella lindi vajzën e tyre më 2 korrik 2022, një motër e vogël e Leos, fëmijës së tyre të parë”, tha përfaqësuesi për revistën People.
Djali i çiftit Leo lindi në shkurt të vitit 2020. Ata janë bashkë që nga viti 2009 dhe të martuar që nga viti 2018