Regjisori i famshëm amerikan, Quentin Tarantino, do të kthehet në Festivalin e Filmit në Kanë për premierën botërore të filmit të tij të nëntë, “Na Ishte Një Herë në Hollivud”.
Më 18 prill ky titull nuk ishte përmendur në listën e publikuar nga krerët e këtij festivali, pasi që Tarantino kishte qenë i zënë duke e përpunuar dhe montuar filmin në mënyrë që ta kishte të gatshëm për premierë në maj.
Kthimi i tij në Kanë sivjet gjithashtu shënon përvjetorin e 25-të të filmit të tij ikonik, “Pulp Fiction”, me të cilin kishte arritur ta fitojë Palmën e Artë.
Lajmin për përfshirjen e tij në listë e ka bërë të ditur njëri nga drejtuesit e festivalit, Thierry Fremaux, përmesn jë deklarate.