Taravari: Nga 115 pacientë të cilët po kurohen jashtë shtetit, katër janë në gjendje të rëndë

Prishtinë | 24 Mar 2025 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Katër pacientë të lënduar në tragjedinë e Koçanit të cilët po kurohen jashtë shtetit janë në gjendje kritike, kurse të tjerët janë në gjendje të qëndrueshme. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari tha se prej 115 pacientëve që po trajtohen jashtë vendit, 8 pacientë pritet që gjatë javës të kthehen për kurim në shtet. Ai gjithashtu bëri të ditur se 46 pacientë për momentin po trajtohen në klinikat e vendit ndërsa 16 prej tyre sot do të lëshohen për kurim shtëpiak.

“Brenda kësaj jave prej të mërkurës presim që disa prej pacientëve që janë stabil dhe mirë të kthehen, ky numër tash për tash që është paralajmëruar besoj se do të jenë 8 pacient…)Pacient kritik sot janë katër, por mos ti marrim këto numra si definitiv pasi që jemi në fazën e infeksioneve që mundet të zhvillojnë pacientët dhe mundet në çdo mundet në çdo moment të zhvillohen komplikime të reja”, tha Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë tha se një ekip i kirurgëve plastikë do të qëndrojë në Koçan, në mënyrë që pacientët që do të trajtohen në shtëpi pas kthimit nga klinikat të marrin mbështetjen dhe terapinë e nevojshme, pa pasur nevojë të udhëtojnë.

“Duke qenë se shumica e pacientëve janë nga Koçani, një ekip i kirurgëve plastikë do të jetë në Koçan, të cilët do të shkojnë atje për të parë se çfarë nevojash ka, për të intervenuar kur është e nevojshme. Spitali i Shtipit tashmë ka katër kirurgë plastikë. Ne do të jemi në komunikim, do t’u ofrojmë mbështetje që pacientët të mos kenë nevojë të udhëtojnë, por mjekët tanë të shkojnë dhe t’u ofrojnë ndihmën e nevojshme në fazat në vazhdim”, u shpreh Arben Taravari, ministër i Shëndetësis.

Autoritetet shëndetësore shpresojnë se gjysma e pacientëve të cilët ndodhen jashtë shtetit do të kthehen brenda dy javëve për të vazhduar mjekimin në vend.

Momentalisht 26 pacientë po mjekohen në Klinikën Universitare “Nënë Tereza”, tre në Karil, gjashtë në kirurgjinë plasitke, 11 në Toksikologji, dy në Pulmologji dhe dy në Kirurgjinë e Fëmijëve, një në kirurgjinë Torakale dhe një në klinikën e Oftmaologjisë. Nga 10 pacientë ndodhën në Klinikën “8 shtatori”, dhe në Klinikën e Qytetit./AlsatM/

Të ngjashme