Igli Tare ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që ka goditur sot Shqipërinë.
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që ka goditur sot Shqipërinë dhe zonën e Durrësit.
“Është një tragjedi që më ka prekur shumë mua dhe familjen time, tragjedi e madhe”, deklaroi Tare për mediat italiane, transmeton lajmi.net.
“Duket se numri i viktimave është duke shkuar në rritje, unë uroj me gjithë zemër të jetë e kundërta”, u shpreh ai. Tare po ashtu ka shfaqur gatishmëri për të ofruar ndihmë.
“Do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta ndihmuar popullin tim”, theksoi ish sulmuesi i Kombëtares shqiptare.