Igli Tare është shumë i nervozuar me teknologjinë në futboll.
Drejtori sportiv i Lazios, i intervistuar nga “Corriere dello Sport”, ka sulmuar edhe një herë tjetër VAR-in.
“Na ka hequr minimumi 12 pikë. Sikur gjysmën mos të na kishte marrë, do ishim thuajse të kualifikuar në Champions. Kampionati ka humbur besimin. E kemi të vështirë të flasim për taktika, nuk është më futboll ky. Kur ngjitet, Lazion e godasin gjithmonë. Siç ndodhi të dielën: u shkaktua penallti ndaj Immobiles, por arbitri mendoi se ishte simulim”, u shpreh Tare.
Lazio renditet në vendin e katërt të Serisë A, me 53 pikë, një më shumë sesa Interi i vendit të pestë.