Virgil van Dijk do të humbasë Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
Tashmë është zyrtarizuar edhe nga trajneri i Holandës, Frank de Boer.
Van Dijk mungon që nga tetori i vitit 2020 kur dëmtoi rëndë ligamentet e gjurit dhe dëshiron të fokusohet gjatë verës në rikuperim për të qenë 100% gati për sezonin 2021/22.
“Më vjen vërtetë keq për të, sepse ai është kapiteni ynë”, u shpreh De Boer.
“Ne e kemi respektuar vendimin e tij”.
“Shpresojmë se ai do të jetë me ne në Kupën e Botës në Katar”.
“Unë fola me Virgilin dhe ai me tregoi situatën, është realist”.