Tasholli i reagon BE-së: Përgjigjen e merrni më 10 tetor në Bruksel

Prishtinë | 07 Tet 2026 | 18:01 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi Evropian ka thënë se është thellësisht i shqetësuar nga ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, të cilat, sipas zyrtarëve të Brukselit, bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së.

Ismail Tasholli nga “Liria ka emër”  ka reaguar lidhur me këtë, duke thënë se BE-ja do ta marrë përgjigjen e kosovarëve dhe mërgatës shqiptare më 10 tetor në Bruksel.

“Pa përgjigje nuk do të mbetet as Zyra e BE-së në Kosovë. Protestat e “Liria ka emër” nuk ndalen”, shkroi ai./

Të ngjashme