Qeveria e Kosovës me 18 qershor ka themeluar Task-Forcën kundër narkotikëve dhe sigurinë në shkolla, raporton Ekonomia Online.
Shefi i Task Forcës është emëruar, Avdullah Hasani ndërsa zëvendës shef për çështje operacionale ka emëruar Drejtorin e Policisë së Kosovës Rashit Çalaj.
Kreu i saj, Avdullah Hasani i tha Ekonomia Online se kjo është Task-Forca e parë e nivelit të tillë që është themeluar duke marrë për bazë raportimet për numrin e madhe të përdoruesve të narkotikëve te të rinjtë dhe problemet e sigurisë në shkolla.
Hasani thotë se pasi sepse ministritë e linjës nuk e kanë pasur performancën e duhur të zbatushmërisë së kërkesave edhe të Qeverisë së Kosovës është formuar kjo Task-Forcë.
Ai ka bërë të ditur se tani janë duke përgatitur planin dinamik të veprimit në mënyrë që të ndahen detyrat.
“Kemi filluar Task-Forcën anti-narkotik dhe siguri në shkolla, e cila është një Task-Forcë e cila është një Task-Forcë 5 vjeçare që ka me na marr një angazhim shumë të madh për arsye sepse ministritë e linjës nuk e kanë pasur performancën e duhur të zbatushmërisë së kërkesave edhe të Qeverisë së Kosovës edhe kryeministrit Haradinaj, në këtë fazë po e bëjmë planin dinamik të veprimit në mënyrë që të dinë edhe ministritë e linjës dhe t’i ndajmë detyrat”.
“Kryeministri Haradinaj me ardhjen e tij në Qeveri i ka pas kërkuar ministrit të Punëve të Brendshme që ta themeloj në kuadër të një plani operativ ‘Jo drogë në shkolla’. Zyra e kryeministrit dhe kryeministri e ka përcjellë në vazhdimësi zbatimin e këtij plani dhe në kuadër të kësaj ka vlerësuar se një Task-Forcë siç është themeluar që do të jetë urë komunikimi ndërmjet ministrive për çështjet e narkotikëve dhe sigurisë në shkolla”.
Sipas tij, dhuna në shkolla ka qenë problem i përhershëm, por që me planin që do të dërgohet në Qeveri parashikohet që të merren masat e nevojshme.
“Siguria në shkolla ka paraqit problem të përhershëm deri më tani në Republikën e Kosovës, ndërsa në kuadër të një plani të veprimit që duhet t’i dërgohet për miratim Qeverisë dhe më pastaj të jetë obligative zbatueshme për ministritë e linjës t’i konkretizojmë veprimet dhe t’i marrim masat e duhura që të mos ketë dhunë në shkolla, siguria të rritet brenda institucioneve edukativo arsimore si dhe të zvogëlohet numri i përdoruesve të narkotikeve dhe shitësi të identifikohen nga institucionet e sigurisë dhe të parandalohet shitja”.
Hasani si koordinator nacional për Rini thotë se përveç plotësim-ndryshimit të rregulloreve e udhëzimeve administrative kanë për obligim edhe e kampanjave vetëdisuese. Kurse në këtë fazë është në përgatitje të planit operativ për format dhe mundësitë e bashkëpunimit të edhe me organizatat ndërkombëtare.
“Koordinatori nacional për gjeneratën e re përveç aktiviteteve nismave për plotësim ndryshim të rregulloreve udhëzimeve administrative dhe legjislacionit ku preket sektori i rinisë, ka për obligim edhe zhvillimin e kampanjave vetëdijësuese për problemet e gjeneratës së re në Republikën e Kosovës”.
“…koordinatori nacional në zyrën e kryeministrit përveç praktikave të punës për të ritë angazhimin e studentëve në kampanja ndërkombëtarë, pjesëmarrje e tyre në samite ndërkombëtare që ka qenë numër i rritur prej angazhimit të koordinatorit nacional për gjeneratën e re në zyrën e kryeministrit nga qeveritë e kaluara tani kemi edhe përfaqësimin në unionin e studentëve në unionin evropian dhe në asamblenë botërore të të rinjve që është një komunikim i mirë i zyrës së kryeministrit nëpërmjet koordinatorit me ministritë e linjës dhe organizatat ndërkombëtare”.
“Koordinatori nacional për gjeneratën e re tani është në fazën finale të përgatitjes së planit operativ për format dhe mundësitë e bashkëpunimit të edhe me organizatat ndërkombëtare, por edhe me ministritë dhe agjencitë e linjës”.