TaskFroca Anti Drogë, Komisionit të Pavarur të Mediave: Ndaloni transmetimet që promovojnë shpërndarjen dhe konsumimin e narkotikëve

Prishtinë | 30 Dhj 2019 | 11:03 | Nga Ekonomia Online

Përdorimi i substancave narkotike tek të rinjtë paraqet një brengë të madhe kudo në botë. Edhe në Kosovë statistikat tregojnë se mosha mesatare e përdoruesve të drogës po rritet në përmasa shqetësuese.

Lidhur me këtë dukuri, Task Forca Kundër Narkotik tek të Rinjtë dhe Siguri në Shkolla, duke u bazuar në kompetencat sipas vendimit të Qeverisë, përmes një shkrese zyrtare ka kërkuar nga Komisioni i Pavarur i Mediave që të merren masat përkatëse që në rast të identifikimit të transmetimeve mediale/ publike të cilat mund të promovojnë përdorimin apo shpërndarjen e narkotikëve tek të rinjtë, sipas shkresës KPM-së i kërkohet t’i ndalojë sipas legjislacionit në fuqi dhe t’i marrë masat konform autoritetit që ka.

Sipas ligjit, Komisioni i Pavarur i Mediave, përcakton dhe zbaton politikën e transmetimit si dhe rregullon të drejtat, detyrimet si dhe përgjegjësitë e personave fizik dhe juridik të cilët ofrojnë shërbimet mediale audio dhe audiovizuele.

Në shumë vende kjo moshë mesatare e përdoruesve sillet në rreth 16 vjeç. Nga ky trend negativ nuk është imun as vendi ynë. Qeveria e Kosovës disa muaj më parë ka emëruar Shefin e kësaj Task Force, Avdullah Hasani, ndërsa zëvendës shef për çështje operacionale ka emëruar Drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Çalaj, që kanë për detyrë sensibilizimin rreth pasojave shëndetësore nga konsumimi i narkotikëve dhe parandalimin e shpërndarjes së tyre tek të rinjtë.

Të ngjashme