Taulant Balla: Po goditen rrjetet e trafikut të drogës, duhet të kapen kokat e tyre

Prishtinë | 31 Gus 2023 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Pas arrestimeve të fundit në Tiranë dhe Sarandë në kuadër të operacioneve të Policisë Shqiptare për të kapur trafikantët e drogës, ka reaguar Ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Ai tha se janë shënuar rezultate konkrete nga Policia, por në ditët e ardhshme pret më shumë sukses, duke u goditur “kokat” e grupeve kriminale sa më shpejt.

“Policia e Shtetit po godet rrjetet e shpërndarësve të lëndëve narkotike duke shënuar rezultate konkrete, siç janë aksionet e fundit në Tiranë dhe Sarandë. Ndërsa pres më shumë rezultate në ditët e ardhshme, ripërsëris domosdoshmërinë që të shkohet tek “kokat” e këtyre grupeve kriminale sa më shpejt”, shkroi Ministri në Facebook, raporton Klankosova.tv.

Përndryshe sot në Tiranë arrestuar tre persona në flagrancë të cilët dyshohen se shisnin kokainë, ndërsa në veturën ku ishin u sekuestruan 1 kilogramë e 52 gramë lëndë e dyshuar kokainë, 1mijë e 400 euro, 78 mijë e 900 lekë (728 euro), dhe katër aparate celulare.

“Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe më pas furnizonin disa rrjete shpërndarësish, në rrugën “Myslym Shyri”, në Rrugën e Durrësit dhe në zonën e 21-Dhjetorit”, shkruan Policia Shqiptare, raporton Klankosova.tv

Arrestimi është bërë në kuadër të operacionit “Three stars”, që ka për synim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Të ngjashme