Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ftoi të gjitha forcat politike që nesër të bashkohen në protestën mbarëkombëtare për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së dhe komandantëve të saj në Hagë. Balla tha se përpjekjet për të njollosur luftën çlirimtare janë një padrejtësi historike dhe theksoi se shqiptarët duhet të mbeten të bashkuar në aleancë me SHBA dhe BE për mbrojtjen e Kosovës dhe të idealeve të saj, raporton Ekonomia Online.
“Përpjekja për ta bërë pis idealin e UÇK-së, përpjekja për të ndryshuar historinë me vendime gjykatash, duhet marrë nesër nga Tirana, kryeqyteti i kombit — një përgjigje nga të gjitha palët. U tha këtu — përmend 5 marsin; po, ka ndodhur. Edhe në 5 mars ka pasur debate të tilla, por në fund u bashkuam: një komb, një qëndrim. Nesër është 5 mars. Në 5 mars u bashkuat sepse makineria serbe shfarosi dhe vrau familjen Jashari. Sot makineria serbe ia ka arritur qëllimit që, përmes edhe ndonjë bashkëpunëtori, edhe përmes mbështetjes së Serbisë, të bëjë pis luftën e UÇK-së — dhe nëse do t’i hedhim një sy që nga fillimi i Kosovës e deri më sot — dhe pyesim veten si përfaqësues të popullit shqiptar edhe këtu në Kuvendin e Shqipërisë, edhe atje në Kuvendin e Kosovës — historia do na kritikonte të gjithëve. Sepse… kemi të paktën këtu duhet të biem dakord: kemi treguar shkujdesje për ta mbrojtur shkëlqimin e merituar të fitores dhe pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës; kur ne iu gëzuam fitores dhe shpalljes së pavarësisë, me të drejtë, humbësit e asaj lufte dhe aleatët e tyre u kujdesën mjeshtërisht që ta njollosin luftën e ndritshme çlirimtare. Qëndresa paqësore, beteja e drejtë për liri, demokraci e popullit shqiptar të Kosovës, përfshirë këtu edhe valë biblike njerëzore që iknin nga kasaphana e vunë në lëvizje botën demokratike me një reagim të vendosur”, ka thënë ndër tjera Balla.
Ndërsa, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për protestën që do të zhvillohet nesër në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë.
“Nuk ka asnjë njeri dëshirë që të bëjë një çështje kaq madhore, siç është genocidi, çështje partiake. Është verbëria e atyre që u urdhërojnë ju të mos votoni eksterminimin e shqiptarëve vetëm për shkak të etnisë së tyre. Shkoni në Kosovë, shkoni në Krushë, shkoni në Reçak, shkoni në Lugin e Butë. Nuk ka asnjë njeri dëshirë që të bëjë një çështje kaq madhore, siç është genocidi, çështje partiake. Është verbëria e atyre që u urdhërojnë ju të mos votoni eksterminimin e shqiptarëve vetëm për shkak të etnisë së tyre. Shkoni në Kosovë, shkoni në Krushë, shkoni në Reçak, shkoni në Lugin e Butë. Nga maja, nga Sanxhaku kishin ardhur hordhitë serbe dhe kishin marrë çdo të moshuar, çdo fëmijë, çdo grua që kishin gjetur aty, të dalë jashtë zonës së luftës, i kanë grumbulluar dhe kanë ekzekutuar 54 vetë vetëm për shkak të etnisë shqiptare. Burra, mjekë, pensionistë, fëmijë. Dhe kjo është vetëm njëra prej tyre. Si mund të ndahemi ne në këtë? Po absolutisht më shëmbëlleni, t’ua them me sinqeritet, si parlamenti i Republikës Serbe të Bosnjes. Po si mundet kjo? Çfarë ka këtu?Po të dënosh genocidin është një detyrim absolut i njeriut të qytetëruar. Dhe bëhet ky diskutim. Jo mor jo. Edi Rama u tregua po aq sa Vuçiçi armik i Kosovës. I vuri sanksionet i pari. U vu në shërbim të skenarëve për ndarjen e Kosovës. E përjashtoi nga të gjitha nismat. U përpoq për të përmbysur Albin Kurtin. Personalisht dua ta them, ne kemi homologë LDK-në, herë del e para, herë del e treta, por ne mbetemi aty. Por ne nuk e imagjinojmë kurrë që të ndërmarrim veprime subversive. Edhe mitingu që bëhet me nuanca të theksuara kundër qeverisë së Kosovës. Kishte planifikuar 60 minuta Edi Rama fjalim, njësoj si të dilte Vuçiçi të fliste aty”-u shpreh Berisha.