Bashkëshortja e futbollistit të njohur, Taulant Xhaka, Arbnora ka sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë.
Në jetë ka ardhur një vogëlush, të cilin çifti e ka pagëzuar me emrin Klevis.
Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë futbollisti nëpërmjet një postimi në Instagram ku zbulon edhe foton e shkrepur në maternitet.
“Mirë se erdhe engjëlli im i vogël. Mami dhe babi të duan në pafundësi”, shkruan futbollisti në foton e ëmbël.
Kujtojmë se Taulanti dhe Arbnora u celebruan në janar, 7 muaj pas propozimit romantik.