Lagjja më e madhe dhe e bashkuar në Mitrovicë, e njohur si “Tavnik City” është zgjuar sot me disa parulla të shkruara nëpër mure.
Të gjitha këto ishin kundër kandidaturës së Agim Bahtritit nga VV për Kryetar të Mitrovicës.
Në disa prej këtyre parullave shkruhej: “E duam Albinin, por jo Agimin”, “Tavniku me Albinin, kurrë me Agimin”, “E duam Vetëvendosjen, por të reformuar”.
Kjo pasi, siç mëson Jepi zë, është paralajmëruar një miting i Agim Bahtirit në shkollën Migjeni.
Ndryshe grupi “Djemtë e Tavnikut” kanë paralajmëruar që nga fillimi nuk do ta përkrahin kandidaturën e Bahtirit për kryetar, ndërsa mbesin besnik përkrahës të Albin Kurtit, por nga ai kërkojnë një VV të reformuar në Mitrovicë.