Tayna dhe Mozzik me një bashkëpunim?

Prishtinë | 27 Tet 2019 | 18:01 | Nga Ekonomia Online

Reperi i mirënjohur ferizajas, Mozzik la të hapur mundësinë për një bashkëpunim me rep-artisten Tayna. Ai në një emision televiziv u sfidua me lojëra të shumta, në mesin e tyre edhe me kë do të bashkëpunonte.

Rregulli i lojës është se në fotografitë që janë të vendosura artistët, ndonjëra nga to duhet të qëllohet me pistoletë me ngjyrë, varësisht nga përgjigja e protagonistit. Kur iu bë pyetja se me kë do të bashkëpunonte, Mozzik e qëlloi fotografinë e reperes nga Prizreni.

Të ngjashme