Reperja e njohur shqiptare, Tayna, këtë verë ishte mjaft shumë e angazhuar në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme dhe jo vetëm.
Përveç mbrëmjeve muzikore që mbajti në trojet shqiptare, ajo tash e disa ditë ka udhëtuar drejt Amerikës për disa të tilla edhe atje.
Me këtë rast, 23-vjeçarja po shijon disa ditë të ‘nxehta’, teksa vazhdon të sjellë imazhe dhe video të ndryshme. Së fundmi, zeshkania ka publikuar disa fotografi atraktive në bikini dhe duket në top formë.
“Ëndrra e çdo vjehrre”, ka shkruar krahas kësaj fotografie ajo, duke marrë kështu një sërë komentesh të ndryshme, nga të cilat përgëzohet për pamjen dhe fizikun joshës.
Artistja nga Prizreni njëkohësisht po punon për këngën e re, ku ditë më parë njoftoi fansat se do jetë një baladë si “Doruntina”.
Ndërkaq, kënga e fundit që ka lansuar Tayna mban titullin “Bye Bye” në bashkëpunim me Dafina Zeqirin dhe në platformën YouTube kaa marrë mbi 15 milionë klikime.