Reperja e njohur shqiptare, Tayna, është në përfundim e sipër të projektit të saj më të ri muzikor.
Me gjasë. “Bingo” do të titullohet kënga e saj e ardhshme, e cila do të jetë ritmike në rrymat e hip hop-it.
Ajo këto ditë përndryshe ka përfunduar edhe xhirimet e klipit, në të cilin do të vijë si gjithmonë mjaft tërheqëse.
Tayna publikoi së fundmi për ndjekësit e saj në Instagram një fotografi, ku shfaqej mjaft atraktive e ulur në një shtrat.
Kjo mesa duket do të jetë nga skenat e klipit të ri, marrë parasysh edhe ambientin e dekoruar me qirinj dhe gjithçka që tjetër përreth.