Reperja e njohur, Tayna është një prej femrave më të përfolura në estradë.
Doruntina Shala (emri i plotë) edhe gjatë kësaj kohe ka qenë mjaft aktive me koncerte dhe mbrëmje muzikore, kryesisht në diasporë.
Por, përveç angazhimeve profesionale, Tayna kohë e lirë e ka shfrytëzuar edhe për të shijuar disa nga vendet më të bukura atje, dhe këtë herë reperja ka udhëtuar drejt qytetit Venecia në Itali.
Përmes disa imazheve në llogarinë e saj të Instagramit, Tayna erdhi joshëse dhe e veshur me shumë stil.
25-vjeçarja shihet e veshur e tëra me ngjyrë blu, bluzë të shkurtër, xhinse dhe kapele, ndërsa theksoi format e tonifikuara të trupit.
Reperja nga Prizreni mori mijëra pëlqime dhe komente të shumta nga ana e ndjekësve të saj, që ishin kryesisht pozitive.
Ndërkohë, kujtojmë që Tayna është përgatitje të albumit të ri muzikor, puna për të cilin ka nisur prej kohësh.
Ndërsa, kënga e saj e fundit është “Pijetore” që e lansoi në dhjetor të vitit të kaluar në bashkëpunim me Cricket.