Reperja e njohur shqiptare, Tayna, është kthyer ditë më parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aktualisht është në shtëpinë e saj, në Prizren.
Bukuroshja, e cila është shumë e komentuar në faqet rozë, edhe këtë herë ka arritur të jetë në qendër të vëmendjes me imazhet e reja.
Duke qenë se është në vetë-izolim, 23-vjeçarja nuk ka hezituar që këtë kohë të ndajë imazhe dhe video të ndryshme nga arkiva, siç ka vepruar edhe tani.
Doruntina Shala (emri i vërtetë i reperës) së fundmi ka ndarë me ndjekësit dy disa fotografi përmes të cilave ka vënë në fokus të pasmet.
Në bazë të datës që ka publikuar, duket se imazhet u realizuan më 15 mars gjersa shfaqet në top formë me flokët e saja rozë e me pantallonat ‘Louis Vuitton’.
Ajo po shijon akoma suksesin e këngës “Edhe ti” në bashkëpunim me Mozzik, të cilën e sollën në fillim të muajit shkurt.
Projekti u prit shumë mirë dhe tanimë ka kaluar shifrën e 22 milionë klikimeve në YouTube.