Në mbrëmje në fshatin Rekë të Mitrovicës, një veturë është rrokullisur dhe ka përfunduar në një kanal, nëpër të cilin kalon uji.
Përballë vendit ku ndodhi ky aksident gjendet supermarketi QTA. Punëtorët dhe stafi i lokalit ishin të parët që reagun, duke u futur në ujin e ftohtë, shkruan Jepi zë.
Të aksidentuarit kanë kontaktuar Jepi zë, për të treguar ngjarjen dhe për t’i falendëruar punëtorët dhe stafin e QTA-së, për reagimin e tyre.
Ata kanë treguar se ishte pikërisht reagimi i këtyre punëtorëve, të cilët pa u menduar dy herë u futen në ujë, dhe i shpëtuan prej më të keqes.
Ndërsa intervenimi i organeve të sigurisë dhe ambulancës u bë më vonë.