Po bëhen gati dy vite kur ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndodhen në Hagë, ku akuzohen për krime të pretenduara të luftës. Por qëndrimi i tyre atje shpesh është rënduar me faktin se disa familjarë të tyre kanë ndërruar jetë.
Kjo ndodhi me prindërit e ish kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, të cilët vdiqën derisa ai po mbahej në Hagë. E njëjta i ndodhi edhe ish -kryetarit të Organziatës së Veteranëve të Luftës së UÇK’së, Hysni Gucati ku para pak ditësh ndërroi jetë babai i tij.
Nasim Haradinaj dhe Hysni Ngucati ndodhen në Hagë nga shtatori i vitit 2020, ndërsa Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, dhe Rexhep Selimi prej nëntorit të të njëjtit vit.
Shumica prej tyre edhe pse i lanë prindërit të gjallë në momentin kur u ftuan në Hagë, disave iu kanë ndërruar jetë e të tjerët vështirë se mund t’i gjejnë të gjallë kur të kthehen, pasi të gjithë i kanë prindërit në moshë të shtyer.
Ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në korrik të vitit të kaluar i vdiq babai, i cili ishte në moshë të shtyer dhe me shëndet të dobët, por Veseli nuk ishte prezent në funeralin e tij.
Në janar të vitit 2022 Veselit i vdiq edhe nëna, ku mungoj sërish.
Ndërsa këtë të premte u bë publike lajmi se ka ndrruar jetë babai i ish-kreut të OVL-UÇK Hysni Gucati, i cili njësoj si Veseli nuk u lejua të jetë i pranishëm te familjarët e tij.
Vlen të theksohet se në asnjërin rast kur të akuzuarve të Hagës u kanë vdekur prindërit ose të afërmit, kjo gjykatë nuk ka lejuar që të akuzuarit e saj të marrin pjesë në ceremoni mortore.