Apple që është kompania më e madhe botërore në tregun e kapitalit ka shënuar një rritje të të hyrave neto dhe si rrjedhojë të fitimit, flasin të dhënat e publikuara në fund të kuartalit të dytë fiskal i cili ka përfunduar më 1 prill, raporton Anadolu Agency (AA).
Në periudhën janar-mars, të hyrat neto kanë shënuar një rritje për 4.8 për qind, më konkretisht për 11 miliardë dollarë që është më shumë nga 10.5 miliardë dollarët nga periudhë e njejtë të vitit të kaluar.
Sa i përket totalit të fitimit në periudhën e apostrofuar më lartë është 52.9 miliardë dollarë nga 50.6 miliardë sa ka qenë vitin e kaluar.
“Nga totali i fitimit, 65 për qind i tij është bërë nga shitja”, thuhet në njoftimin nga Apple në të cilën sqarohet se në periudhën janar-mars, shitja e telefonave iPhone ka rënë për 0.8 për qind, më konkretisht në 50.8 milionë dollarë, ndërsa shënon rënie edhe shitja e pajisjeve iPad për 12.7 për qind, me të hyra prej 8.9 milionë dollarë.