Të arrestuarit për vrasjen e Ivanoviqit sillen në Gjykatë

Prishtinë | 24 Nën 2018 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Të arrestuarit nën dyshet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, sillen në Pallatin e Drejtësisë nën masa të rrepta të sigurisë. KALLXO.com është në vendin e ngjarjes duke përcjellur nga afër daljen e të katër të arrestuarve gjatë aksionit të policisë ditën e djeshme ne veri të Mitrovicës.

Të arrestuarit pritet të dalin sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë për shqyrtimin e kërkesës së prokurorit special Sylë Hoxha për caktimin e masës së paraburgimit.

Masën për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarve e ka dorëzuar dje në gjykatë Prokuroria Speciale e Kosovës.

Prokuroria ka kërkuar që të dyshuarve t’u caktohet 30 ditë paraburgim, tre nën dyshimet rreth vrasjes së ish liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme