Greva masive e urisë e paralajmëruar nga të burgosurit palestinezë në Izrael, pritej të fillonte të enjten mbrëma.
Mirëpo agjencia palestineze e lajmeve ka njoftuar se e njëjta grevë është anuluar, shkruan BBC.
Rreth një mijë të burgosur do të organizonin aksionin në shenjë proteste për kushtet e tyre, thanë zyrtarët.
Agjencia e lajmeve Wafa njoftoi se greva u anulua pasi shërbimi i burgut plotësoi kërkesat e të burgosurve.