Dita ndërkombëtare e punëtorëve shënon përkujtimin tonë për rezistencën dhe përpjekjet e punëtorëve në angazhimin e tyre për të drejta dhe ndershmëri në raport me punën.
Historia botërore është përballur me lëvizje të shumta të punëtorëve, të cilat me shumë meritë janë kthyer në lëvizje socio-ekonomike, me shtrirje dhe impakt të gjerë.
Miliona punëtorë i kanë rikthyer të drejtat themelore dhe kanë fituar siguri dhe shëndetësi për kushte të punës si dhe status më të veçantë në shoqëri.
Nga pikëpamja ime konservatore, identiteti dhe kultura e punëtorëve janë pjesë e pandashme e zhvillimit social në Kosovë, përgjatë dekadave. Ajo vazhdimisht shpërfaqë vlera të familjes dhe ka bazë të fuqishme në bashkësi.
Fatkeqësisht pozita e tyre në vendin tonë është jo e mirë dhe na vë përballë përgjegjësisë për të avokuar për të drejtat e tyre. Një sërë kategorish ende nuk kanë të drejta themelore. Të shkelur në kuadër të kategorizimit, si aspekti privat, ashtu edhe ai publik. Gratë punëtore, edhe pse si përqindje shumë e vogel e punësimit të përgjithshëm, hasin në vështirësi të shumta dhe në mungesë të së drejtave bazike.
Institucionet shtërore duhet të shtrijnë dorën si kurrë më parë. Dhe Kosova në fazën kritike të dialogut siç është, stabiliteti social krahas koncenzusit politik duhet të jenë shtyllat e saj të fuqishme kur hapërohet drejt Brukselit.
Unë solidarizohem me punëtorët dhe kam avokuar dhe vazhdoj të avokoj për të drejtat e tyre, si shfaqje solidariteti për përpjekjet dhe të arriturat e tyre.