Të dëbuar e në rrezik nga virusi, myslimanët e Birmanisë e presin iftarin me pak shpresë

| 03 Maj 2020 | 14:33 | Nga

Në kohën kur Ramazani ka filluar e bota është ngujuar për shkak të pandemisë, agjërimi për myslimanët këtë vit do të jetë më ndryshe në mbarë botën.

Megjithatë, duket se këto ditë do të jenë më të vështira për 1.1 milion refugjatët myslimanë të Birmanisë, të vendosur në kampet e dendura e me kushte të dobëta në Bangladesh.

Përktheu: Nasuf Abdyli

Ndonëse nuk janë të rrezikuar nga shtypja dhe vrasjet e ushtrisë së vendit të tyre, e cila nga viti 2015 e nisi fushatën e përndjekjes dhe dëbimit kundër pakicës Rohingya, dhe askush nuk do t’i ndalojë që t’i kryejnë obligimet fetare, kjo periudhë sërish paraqet sfidë për refugjatët e ndodhur në pozitë të vështirë.

Në kampin “Kutapalong” në Bangaldesh, temperatura është gati 30 gradë. Aty rrallë mund të gjendet ndonjë hije, sepse drunjtë janë prerë për të ndërtuar strehimore në kampin e improvizuar e të stërngarkuar me njerëz.

Të ngjashme