Të dehur dhe pa dokumente, arrestohen 3 persona në Elbasan

Prishtinë | 16 Maj 2019 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga tre persona, të cilët u ndaluan duke drejtuar makinat pa dokumente dhe në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

“Vijojnë kontrollet e pandërprera nga Policia Rrugore në të gjitha akset rrugore të Qarkut Elbasan, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:

A.K., 60 vjeç dhe M.Xh., 24 vjeç, banues në Cërrik, pasi u kapën duke drejtuar motoçikletat pa leje drejtimi. Si dhe I.M, 50 vjeç, zanues në Elbasan, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale ” Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”- njofton poliicia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme