I dërguari amerikan Steve Witkoff dhe dhëndri i presidentit Donald Trump, Jared Kushner, anuluan një vizitë të planifikuar në Izrael për të martën, raportuan mediat izraelite, transmeton Anadolu.
“Channel 12” raportoi lajmin pa dhënë arsye për anulimin e udhëtimit. Të dy të dërguarit ishin planifikuar të mbërrinin në Izrael për bisedime me zyrtarët atje mbi luftën e vazhdueshme kundër Iranit.
Nuk pati konfirmim të menjëhershëm nga Izraeli ose SHBA-ja për raportimin.
SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme të përbashkëta ndaj Iranit më 28 shkurt, duke vrarë më shumë se 1.200 njerëz, përfshirë udhëheqësin suprem Ali Khamenei.
Teherani u hakmor me sulme me dronë dhe raketa që shënjestruan Izraelin dhe vendet e Gjirit që janë shtëpi të aseteve ushtarake amerikane.