Të dhënat e 106 milionë njerëzve vidhen në ShBA e Kanada

Prishtinë | 30 Kor 2019 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Detajet personale të 106 milionë njerëzve nëpër Shtete të Bashkuara dhe Kanada, janë vjedhur përmes një sulmi kibernetik që kishte cak bankën “Capital One”.

Konfirmimin e sulmit e ka dhënë vetë banka, pasi një person u arrestua për këtë rast. Sipas bankës, të dhënat si emri, adresa dhe numrat telefonikë janë vjedhur gjatë këtij sulmi, transmeton KTV.

Fatmirësisht, hakeri nuk pati qasje në numrat e kartelave bankare. “Capital One” është një prej bankave që lëshon më së shumti kartela krediti në Amerikë. Firma njoftoi se 100 milionë njerëz ishin viktima në SHBA, ndërsa 6 milionë në Kanada.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme