Të dielën borë në Kosovë, temperaturat deri në minus 3 gradë celsius

Prishtinë | 03 Pri 2025 | 08:55 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së diele është paralajmëruar se do të ketë borë në Kosovë.

Besim Aliu, nga Instituti Hidrometeorologjik tha se nuk do të jenë reshje të intensitetit të lartë.

“Por, ulja e temperaturave do të ndikojë tek pemët, pasi ato tani janë në fazën e lulëzimit dhe kjo do të ndikojë negativisht tek këto kultura”, tha Aliu.

Sipas tij, temperaturat minimale do të zbresin edhe deri në minus 3 gradë celsius.

Të ngjashme