Të dielën e takoi Erdoganin, të hënën Micotakis doli me Covid 19

Prishtinë | 15 Mar 2022 | 08:59 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Micotakis, ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me koronavirus, raporton Express.

Një ditë para se të dilte pozitiv, ai ishte takuar me Presidentin e Turqisë, Recep Tayp Erdogan.

“Kohët e fundit të gjithë jemi të zënë me luftën në Ukrainë dhe çmimet e larta. Por koronavirusi është ende këtu. Në testin e përditshëm që bëra mëngjesin e sotëm, dola pozitiv e për pasojë do të jem i izoluar në shtëpi dhe do të punoj nga atje”, deklaroi Micotakis.

“Dëshiroj të mbani mend se vaksinimi i trefishtë ofron sigurinë më të mirë të mundshme ndaj sëmundjeve të rënda dhe jam i sigurt se gjithçka do të shkojë mirë e shumë shpejt do të jem sërish në zyrën time”, tha kryeministri grek.

Sipas njoftimit të Presidencës turke, Erdogan i ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit grek.

Të ngjashme