Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka njoftuar se më 14 qershor do të jetë e mbyllur rruga Doganaj-Hani i Elezit.
Sipas njoftimit, të dielën do të realizohen punimet në mirëmbajtjen e gypave të telekomit përgjatë urave në segmentin C3.
“Këto punime janë si vazhdimësi në kuadër të periudhës së garancionit të Autostradës R6 ‘Arbën Xhaferi’. Punimet do të zhvillohen nga ana e kompanisë ‘Bechtel-Enka’. Për kryerjen e këtyre aktiviteteve do të bëhet mbyllja e përkohshme e kësaj pjese të Autostradës, nga ora 08:00 – 17:00”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, pjesëmarrësit në komunikacion, gjatë kësaj kohe mund të shfrytëzojnë rrjetin e rrugëve nacionale dhe rajonale.