Të dielën mundësi për rrebeshe pasditore, temperaturat deri në 23C

Prishtinë | 10 Maj 2025 | 20:49 | Nga Ekonomia Online

Rrebeshe e bubullima më të përhapura në vend po parashihen për ditën e diel orëve të pasdites, me një rritje të temperaturës deri në 21C e 23C. Mot jostabil dhe i ndryshueshëm po parashihet dhe ditëve të para të javës vijuese. Kalojnë vransira, por nuk mungojnë dhe intervale me diell, e orëve të pasdites paraqiten rrebeshe shiu. Temperatura maksimale luhaten ndërmjet 15C e 18C. Minimalet zbresin deri në 3C, nën kushte të motit më të kthjellët. Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, të lehta dhe mesatare 4-10m/s.

Të ngjashme