Një person ka mbetur i plagosur mëngjesin e djeshëm në rrugën ‘Anton Çetta’ në Prishtinë. Rastin të dielën e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Përmes raportit 24 orësh, Policia njofton se i dyshuari që ka shkrepur armën në drejtim të viktimës, është larguar me motoçikletë bashkë me një të dyshuar tjetër.
“Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK pasi që dyshohet se është plagosur nga arma e zjarrit nga një person i dyshuar, i cili ishte larguar prej vendit të ngjarjes me një motoçikletë bashkë me një të dyshuar tjetër”, thuhet në njoftim.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, ndërsa personi i lënduar pas tretmanit mjekësor është liruar.