Dy të dyshuarit për vrasjen e rëndë të dy zyrtarëve të UNMIK-ut dhe për tentim vrasjen e rëndë të dy zyrtarëve të tjerë të UNMIK-ut në vitin 2004 sot kanë dal para Gjykatës ku pritet caktimi i masës ndaj tyre.
Të dyshuarit janë arrestuar gjatë ditës së djeshme pas një operacion kërkimi si pjesë e hetimeve penale në vazhdim nga Prokuroria Speciale të kryer nga Policia e EULEX-it dhe Policia e Kosovës.
Rreth 35 zyrtarë policorë ndërkombëtarë dhe 100 zyrtarë policorë nga Kosova bënë kërkime në lokacione të ndryshme në lidhje me shtatë të dyshuar pjesë e hetimeve penale në vazhdim e sipër.
Rasti është duke u hetuar dhe bashkërenduar nga një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Urdhrat për arrestimet dhe kërkimet janë dhënë nga një gjyqtar i Kosovës për procedurë paraprake.