Festivali i parë i Gastronomisë në Gjakovë, në partneritet me Komunën e Gjakovës do të organizojë një event në komunë, raporton Ekonomia Online.
Ky festival do të ofrojë një përvojë të mrekullueshme për të gjithë pjesëmarrësit në këtë qytet që meriton të kthehet në vëmendjen e organizatorëve të eventeve publike dhe artistike.
Sipas një komunikate për media, thuhet se ky organizim do të mbahet nga data 18 deri më 21 korrik 2024.
Gjatë tri netëve të ardhshme, do të performojnë Fisnikët, Rilindja, Grupi NA, Eranda Bytyqi & Band, dhe
ky edicion do të mbyllet me tingujt e muzikës popullore nga Edi Furra, këngëtari ikonik i Gjakovës.
Përveç muzikës, festivali do të ofrojë edhe një program të pasur gastronomik, ku degustimet do të jenë falas për pjesëmarrësit. Nata e parë do të hapet me “street food” nga NERANXI, nata e dytë do të jetë e “sushi”-t nga SOLO LOUNGE. Nata italiane nga DUCATO DI MANTOVA, dhe ora e HEINZ me patate të
skuqura falas për pjesëmarrësit, do të jenë në natën e tretë. Festivali do të mbyllet me natën
tradicionale nga QARSHIA E JUPAVE.