Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, mbajti sot mbledhjen e radhës, të përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, nën drejtimin e kryeparlamentarit Glauk Konjufca.
Kryesia vendosi që konform vendimit të seancës së kaluar, debati parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19 të mbahet të enjten, më 3 qershor, në orën 10:00, ndërsa pas përfundimit të tij të fillojë seanca e re.
“Në këtë seancë, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, do të vijohet me shqyrtimin e propozimit për një kandidat për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, si dhe propozim vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare.
Pikë e fundit e rendit të ditës së kësaj seance, e cila pritet të zhvillohet të premten prej ores 10:00, do të jetë interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19””, thuhet në njoftim