Të enjten seanca e radhës, në rend dite shqyrtimi i ligjit për zyrtarët publik

Prishtinë | 04 Pri 2022 | 12:41 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e grupit te VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se në Kryesinë e Kuvendit është vendosur që të enjten të mbahet seancë e radhës me pikat e zakonshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare. raporton Ekonomia Online.

Në këtë seancë, pritet edhe shqyrtimi i projektligjit për Këshillin Prokurorial, për ndryshimin e ligjit për procedurë përmbarimore si dhe shqyrtimi i ligjit për zyrtarë publik.

“Pas mbledhjes së Kryesisë, është vendosur që seanca e radhës të mbahet më 7 prill me agjendën: shqyrtimi i projektligjin për këshillin prokurorial, për ndryshimin e ligjit për procedurë përmbarimore. Një pikë tjetër është shqyrtimi i ligjit për zyrtarë publik”, tha ajo.

Ndërkaq seanca e dytë, Kusari-Lila tha se u caktua më 12 prill ku do të debatohet për politikën e jashtme.

“Seanca e 12 prillit nis në orën 15:00 sepse dita e martë është ditë e komisioneve funksionale, pas përfundimit të punëve të komisioneve, vazhdojmë me debatin”, tha ndër të tjera Kusari-Lila

Të ngjashme