Këtë mëngjes të gjithë komunat e Kosovës u zgjuan të mbuluara nga bora, e cila ka rënë pandërprerë që nga mbrëmë.
E bora i ka gjetur të përgatitura institucionet lokale, të cilat po intervenojnë në rrugë.
Po ashtu, drejtoria e Shërbimeve Publike të Komunës së Prishtinës ka njoftuar se të gjitha rrugët e kryeqytetit janë të kalueshme.
Sipas kësaj drejtorie, kompanitë e kontraktuara kanë intervenuar menjëherë duke eliminuar vështirësitë në qarkullim.