Të gjitha rrugët në Prishtinë janë të kalueshme, thotë drejtori për Siguri dhe Emergjenca

Prishtinë | 11 Jan 2026 | 12:02 | Nga Ekonomia Online

Fillimi i janarit është shoqëruar me vërshime në disa pjesë të Kosovës, përfshirë edhe Komunën e Prishtinës.

Megjithatë, sipas Drejtorit për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica, situata është nën kontroll.

Fushtica ka konfirmuar për Ekonomia Online se të gjitha rrugët në kryeqytet janë të kalueshme dhe se asnjë prej tyre nuk është e mbyllur.

Ai theksoi se problemi kryesor mbetet mirëmbajtja e rrugëve që janë në kompetencë të Ministrisë së Infrastrukturës, por që kalojnë në territorin e Komunës së Prishtinës.

“Të gjitha rrugët janë të kalueshme, asnjë rrugë nuk është e mbyllur problemin e vetëm që kemi që do të kemi një koordinim më të mirë me Ministrinë e Infrastrukturës për arsye se rrugët që janë në kompetencën e ministrisë e të cilat kalojnë në territorin Komunë e Prishtinës nuk janë mirë të mirëmbajtura dhe për atë arsye paraqesin problem dhe koston po duhet të bartë kryeqyteti”, ka thënë Fushtica.

Të ngjashme