Interi ka vendosur një rekord të ri klubi, duke shënuar 104 gola në Serie A gjatë vitit 2021, kështu që me mbylljen e vitit, ekipi ka postuar një video, ku mund të shihni shënimin e të gjithë golave.
Nerazzurrët luajtën nën drejtimin e dy trajnerëve të ndryshëm, Antonio Contes, që fitoi Scudetton në maj dhe më pas u zëvendësua nga Simone Inzaghi, i cili i ka çuar ata në titullin e kampionëve të dimrit, duke kryesuar tabelën.
Lautaro Martinez shënoi golin e parë të Serisë A të vitit 2021 për Interin dhe mbeti gjithashtu golashënuesi më i mirë me 22, i ndjekur nga Romelu Lukaku me 13, Edin Dzeko tetë, ndërsa Ivan Perisic dhe Alexis Sanchez shtatë, raporton Football Italia.
Interi ishte skuadra e parë që nga viti 1950, që shënoi të paktën 100 gola në Serie A në një vit të vetëm kalendarik, megjithëse Atalanta ia doli gjithashtu vetëm disa orë më vonë.