Siç tashmë dihet, Muaji i Krenarisë LGBTIQ+ festohet çdo vit në muajin qershor në botë e po ashtu edhe në Kosovë.
Në përkrahje të Paradës së Krenarisë është edhe artistja e njohur Dafina Zeqiri, e cila ka theksuar se të gjithë personat ‘queer’ duhet ta ‘duan, çmojnë dhe ta pranojnë veten’.
Kjo sipas një njoftimi të shpërndarë në rrjete sociale nga organizata jofitimprurëse ‘CEL Kosova’.
“Dafina Zeqiri ikonë e muzikës pop shqiptare, në përkrahje të Paradës së Krenarisë, ua përkujton të gjithë personave queer se duhet “ta duam, çmojmë dhe ta pranojmë veten. Të gjithë jemi të ndryshëm dhe të bukur sikur ngjyrat e ylberit”, thuhet në njoftimin e tyre.
Kjo nuk është ngjarja e vetme të cilën e mbështet Zeqiri, pasi thuajse në çdo fushatë është e pranishme.
Theksojmë që ‘Parada e Krenarisë’ në Kosovë është duke u mbajtur për më shumë se tre vite.