Mohamed Salah mund të jetë grumbulluar nga Egjipti për pjesëmarrjen në Rusi 2018, por nuk është e thënë që ai të përfundojë në fushën e lojës që në ndeshjen e parë të kësaj përfaqësueseje, atë ndaj Uruguait.
Lojtari nuk ka nisur të përgatitet ende me ekipin dhe me shumë mundësi, nuk do të jetë në gjendje të luajë në takimin e parë të përfaqësueses së tij që zhvillohet të premten.
“Në rastin më të mirë, mund ta nisë ndeshjen nga stoli, por nuk kemi marrë ende një vendim përfundimtar rreth kësaj çështje”, sqaroi mjeku i skuadrës, Mohamed Abouelela, në një konferencë për shtyp të organizuar enkas për të treguar gjendjen e futbollistit tek i cili varen shpresat e gjithë Egjiptit.
Salah u dëmtua në finalen e Ligës së Kampioneve dhe fillimisht u mendua se nuk do të mund të aktivizohej në “Rusi 2018”