Zyrtarët shëndetësorë në Kinë, kanë bërë të ditur se të gjithë pacientët në Wuhan janë lëshuar nga spitalet, nga ky qytet ku besohet se edhe u përhap pandemia.
Sipas zëdhënësit të Komisionit Kombëtar për Shëndetësi, Mi Feng në spitale nuk është më asnjë i sëmurë.
“Lajmi i fundit, është se numri i të sëmurëve në spitale është zero, falë bashkëpunimit mes qytetit Wuhan dhe tërë stafit mjekësor”, ka thënë Feng.
Në këtë qytet janë raportuar 46,452 të infektuar, apo 56 për qind e rasteve të Kinës, derisa janë 3,869 të vdekur, apo 84 për qind e rasteve në përgjithësi.
Si pasojë e coronavirusit, na mbarë botën kanë vdekur më se 200 mijë njerëz, derisa afro tre milionë njerëz janë të infektuar deri më tani.
Të dhënat e John Hopkins University, tregojnë se 2,924,265 njerëz janë të infektuar me coronavirus, derisa 203,324 kanë vdekur si pasojë e kësaj sëmundjeje.