Aktori kosovar, Lulzim Rexha është diagnostifikuar me një formë të rrallë të kancerit.
Trajtimin, aktori është duke e vazhduar në gjermani, gjë që kostot i tejkalojnë mundësitë financiare të familjes, kështu që është hapur një Go Found Me për të grumbulluar para për t’i dalur atij në ndihmë.
Përveç kësaj mënyre, edhe lokali “Bamboo Bar” ka dalur në përkrahje, ku kanë organizuar një ndejë e që paratë që do të mblidhen do të shkojnë për të.
Njoftimi:
Së bashku t’i ndihmojmë LULIT!
Tash e një kohë, aktori Lulzim Rexha (Luli) është diagnostikuar me një formë të rrallë të kancerit, që njihet si “Ewing Sarcoma”. Ballafaqimin me këtë sëmundje dhe trajtimin e saj, Luli është duke e vazhduar në Gjermani.
Kostot e trajtimit i tejkalojnë mundësitë financiare të familjes. Andaj, shoqeria dhe familja e Lulit kan hapur një Go found me për të gtrumbulluar mejte financiare për të i’a lehtësuar të paktën financiarisht këtë barrë Lulit dhe familjes së tij.
Përveq kësaj forme për të grumbulluar mjete financiare, në përkrahje ka dalur dhe “Bamboo Bar” në udhëheqje të Arian Hencit i njohur si “Ministri i knaësisë” i cili ka organizuar një nej në përkrahje të Lulit ku do të marrin pjesë artistat si: Vedat Bajrami, Armond Morina, Fatmir Spahiu, Denik Prizreni, Faton Isufi , Xhaner Gashi dhe Dj. Dagz & PM.
Te gjitha mjetet që grumbullohen i dedikohen shërmit të Lulit. Andaj, ftohen të gjithë ata persona të vullentit të mirë të bëhen pjesë e këtij organizimi humanitar në mbrëmjen e datës 4 prill .
Të gjithë për Lulin!