Të gjithë po flasin për Xhakën, por Mehmedi kishte përgjegjësinë kryesore që Zvicra të kalonte në çerekfinale të Euro 2020

Prishtinë | 29 Qer 2021 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Admir Mehmedi ishte të hënën mbrëma njëri ndër lojtarët më meritor që Zvicra kaloi në çerekfinale të Euro 2020.

Mesfushori shqiptar që përfaqëson Helvetikët ndihmoi skuadrën e tij që të eliminonte Francën me anë të penalltive.

Ishte minuta e 87-të kur Mehmedi u inkuadrua në lojë në vend të Ricardo Rodriguezit, derisa në atë 90-të, erdhi goli i barazimit me anë të Mario Gavaranovic që u asistua nga Granit Xhaka.

Koha e rregullt përfundoi me rezultat 3-3, derisa në vazhdime portat mbetën të paprekura.

Kështu, ballafaqimi shkoi në ekzekutimin e penalltive, e Amdir Mehmedi kishte penalltinë e pestë, që rezultoi të ishte e fundit.

Me një gjakftohtësi të madhe, mesfushori qëlloi saktë, duke mposhtur me lehtësi Hugo Llorisin që u hodh në kahun e kundërt.

Presioni më pas ishte te Gjelat dhe Kylian Mbappe, e që ylli i Paris Saint-Germain nuk arriti ta fute topin në rrjetë, pasi Yann Sommer e priti atë.

Mehmedi barti pothuajse barrën më të madhe në penalltitë e realizuara, pasi po ta huqte, do të kishte shtuar presionin te gardiani i Zvicrës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme