Të hënën do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në Fushë-Kosovë

Prishtinë | 13 Dhj 2019 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina” sh.a. njofton konsumatorët e Zonës Industriale, duke filluar nga rrethi i ETC-së në drejtim të Fushë Kosovës, konkretisht blloqet e banimit” Apolonia 1”, banesat e ” Tregtisë”, banesat e “ Al Trade”, banesat e” Model Sllovenia” , banesat e “ Semitronix”  dhe banesat e “ Preniqit” se, ditën e hënë 16 dhjetor 2019, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 16:00.

Arsyeja e mungesës së ujit ditën e hënë është  realizimi i punimeve teknike, kyçja e gypit me diametër fi 160 mm, investim i Komunës së Prishtinës./EO

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme